
Lëvizja është jetë. Eksplorimi, udhëtimi dhe rrugëtimet e pasurojnë botën tonë. Misioni i ALBARENT është të ofrojë shërbimin me cilësinë më të lartë për udhëtime familjare, me miq dhe për punë. Kompania lider në tregun shqiptar për flotën e automjeteve me qira, për larminë, moshën e re të automjeteve, cilësinë dhe çmimet më të arsyeshme. ALBARENT ofron gamën më të gjerë të automjeteve me qira në tregun shqiptar, në të gjitha kategoritë: Mini Economy, Economy, Premium, Minivan, Minibus, Autobus, Compact SUV, 4×4 Heavy Duty, Luxury, 4WD Luxury SUV, Convertible.
ALBARENT LTD u themelua për të përmbushur dhe respektuar kërkesën urgjente të tregut për një standard bashkëkohor, modern, të ri, praktik dhe fleksibël për të gjitha shërbimet e automjeteve me qira, me ose pa shofer, shërbime speciale VIP–LOUNGE për delegacione dhe evente të veçanta, si edhe shërbime të standardeve të larta (Kategoria A) për qëllime turistike.
Një ekip drejtuesish/shoferësh profesionistë kryen me përkushtim çdo shërbim, brenda dhe jashtë vendit. ALBARENT realizon shërbime të shumta pritjeje, për qeverinë, delegacione zyrtare, evente dhe aktualisht është kompania lider në tregun shqiptar për shërbime të marrjes me qira të automjeteve me shofer.
Me ALBARENT mund të rezervoni një udhëtim në të gjitha qytetet. Ne kemi shoferë të trajnuar, të gatshëm t’ju marrin nga aeroporti, t’ju çojnë në takimin tuaj të radhës ose thjesht t’ju shoqërojnë nëpër qytet. Qëndroni të lëvizshëm gjatë vizitës suaj dhe përfitoni nga shërbimi ynë me shofer për të shkuar kudo që ju nevojitet.
ALBARENT LTD i merr shërbimet turistike shumë seriozisht, duke ofruar një investim shtesë me mbulim sigurimi edhe brenda kabinës për çdo vend të pasagjerëve, vetëm për sigurinë e tyre.
Sjellja jonë profesionale (etika) ndaj klientëve është (dukshëm) e ngrohtë, e drejtpërdrejtë dhe miqësore. Personat që blejnë ose kërkojnë shërbime nga ALBARENT LTD ndihen si në shtëpi.




































Kontaktoni: info@albarent.al