ALBARENT sh.p.k. ofron gamën më të gjerë të automjeteve me qira për tregun shqiptar, edhe për shërbimet me shofer. Në të gjitha kategoritë: Ekonomike, Premium, Hibride, Minivan, Minibus & Bus, Luksoze, 4X4, Luksoze 4X4. Si edhe Shërbimin Ekskluziv Vip Lounge me disa automjete Ekzotike & Koleksioni. Aktualisht Flota e ALBARENT numëron mbi 300 automjete operative. Një skuadër drejtuesish/shoferësh profesionistë kryen me përkushtim çdo shërbim, brenda e jashtë vendit. ALBARENT kryen shumë shërbime, pritje, delegacione qeveritare, zyrtare, evente. Dhe është aktualisht kompania lider në tregun shqiptar për shërbimet makina me qira me shofer.
Është konfirmuar se para 3 dite përfunduan incizimet e një emisioni të ri të Top Gear, kësaj rradhe në Shqipëri. Top Gear është një program tejet i popullarizuar i BBC në lidhje me makinat dhe është i popullarizuar shumë edhe në tokat shqiptare.
Jeremy Clarkson, James May dhe Richard Hammond kontraktuan ALBARENT. Për shërbimin VIP-LOUNGE me shofera dhe 3 automjeteve: Mercedes S 350, Minibus H-1 dhe Minibus IRISBUS IVECO, për udhëtimin e tyre dhe të stafit të TOP GEAR (BBC UK) Tiranë – Sarandë – Tiranë. Si edhe 2 automjete të dekoruara POLICIA për filmimet e serisë TOP GEAR (In Albania) që u zhvillua javën e kaluar në bregdetin jugor shqiptar.
Top Gear është një program tejet i popullarizuar i BBC në lidhje me makinat dhe është i popullarizuar shumë edhe në tokat shqiptare. Shumë shpejt ALBARENT do informoj tërë fansat shqiptarë dhe të interesuarit e tjerë për datën e transmetimit të serisë TOP GEAR (In Albania). ALBARENT deklaruan se patën fatin të shërbenin për këtë ekip prestigjioz. Dhe besojnë se i kanë lënë përshtypjet më të mira tek ta për korrektësinë, mikëpritjen dhe përkushtimin e shqiptarëve ndaj punës.