Automjeti është pjesë funksionale e pazëvendësueshme e stilit të jetës sonë. Por shpesh, të poseduarit e një automjeti do të thotë stres, lodhje në rutinën e përgjithshme të zgjidhjes së situatave që lidhen ngushtë me pronësinë e një automjeti. Ekziston një këndvështrim i ri për paisjen me një automjet, deri edhe me automjetin e endrrave Tuaja. Për këtë nuk është më e nevojshme të shpenzoni shuma të konsiderueshme financiare për blerjen e një autoveture të re, apo detyrime të tjera administrative që lidhen me të, si sigurimi i mirëmbajtjes dhe shërbimeve, ankthi i mbetjes pa automjet kur ka difekte të rënda, pagesa e policave të shtrenjta të siguracioneve, sidomos kur posedoni një automjet të shtrenjtë apo bezdisjen në fund për shitjen e automjetit të cilit në vite i ka rënë ndjeshëm vlera krahasuar me shpenzimin Tuaj fillestar.
Një nga ofertat e ALBARENT është Leasing Operacional i Plotë (Qera afatgjatë në paketë të plotë dhe të dedikuar), i cili ofron shumë avantazhe në krahasim me Leasing Financiar të zakonshëm, dhe është zgjidhja përfundimtare e bezdisjeve në procedurat e gjata në lidhje me posedimin e një automjeti personal ose të kompanisë suaj.
Çfarë përfshihet në paketën e Leasing Operacional të Plotë dhe të dedikuar nga ALBARENT?
Nëse mendoni të blini një automjet të ri, ALBARENT është ë gatshme t’ju ofrojë automjetin e ri, ashtu si e dëshironi ju dhe në sasinë që dëshëroni, nëpërmjet Leasing Operacional të Plotë dhe të dedikuar, për periudhat 12, 24, 36 dhe 48 muaj. Pas përfundimit të kësaj periudhe, ALBARENT ofron mundësinë që klienti të ndërrojë automjetin me një automjet tjetër të ri ose ta kthejë atë, ose ta blejë atë plotësisht (vlera e mbetur e papaguar gjatë llogaritjes së LOP).
Ndryshimi kryesor ndërmjet Leasing Operacional të Plotë dhe të dedikuar dhe Leasing të Zakonshëm Financiar:
Ekziston një ndryshim thelbësor mes këtyre dy praktikave. Në rastin e Leasing Operacional të Plotë dhe të dedikuar klienti nuk ka nevojë të bëjë pagesën e plotë të depozitës së detyrueshme (20-30 or 35 %) dhe poashtu klienti nuk është i detyruar të paguajë tërë vlerën totale të automjetit të marrë me LOP por mjafton të respektojë kushtet e marrëveshjes mes tij dhe ALBARENT për periudhën e rënë dakort për LOP.
Ndërsa në rastin e Leasing të Zakonshëm Financiar pagesa kryesisht përcaktohet për periudhën prej 36 muaj, duke mos i dhënë klientit fleksibilitetin e duhur dhe duke e detyruar që ai të blejë në përfundim, plotësisht automjetin e zgjedhur prej tij, duke e kthyer këtë në një barrë të plotë për klientin. Ndryshe nga LZF, Leasing Operacional i Plotë dhe i dedikuar (LOP) ofron fleksibilitet, pagesa fikse mujore që përfshijnë gjithshka, përjashton çdo kokëçarje për klientin në lidhje me automjetin, i lejon klientit të kursejë kapital e ta shfrytëzojë atë në investime të tjera, nuk e detyron klientin të blejë domsdoshmërisht e plotësisht automjetin duke i ofruar paketa për periudha prej 12,24,36 dhe 48 muaj pagese.
Gjatë Leasing të Zakonshëm Financiar, përveç faktit që klienti detyrohet të paguajë tërësisht vlerën e automjetit deri në fund të procedurës, është e nevojshme edhe pagesa e detyrimeve shtesë si taksa e rrugës, taksa e rregjistrimit, kartoni jeshil, siguracioni ndaj paleve të treta. Ndërsa në rastin e Leasing Operacional të Plotë është detyrim vetëm pagesa mujore e faturës që përfshin gjithshka, vetëm për periudhën që klienti posedon me marrëveshje automjetin me LOP.
ALBARENT është e sigurtë se ky shërbim ofron fleksibilitetin dhe komoditetin që kërkohet.
Rezervoni një takim me përfaqësuesin tonë të Leasing Operacional:
Olsi Xhelili: 0686046902