QIRAJA OPERACIONALE E PLOTË, E DEDIKUAR (QIRA AFATGJATA)

Qiraja Operacionale e Plotë, e Dedikuar & Qiratë Afatgjata.

Automjeti është pjesë funksionale e pazëvendësueshme e stilit të jetës sonë. Por shpesh, të poseduarit e një automjeti do të thotë stres, lodhje në rutinën e përgjithshme të zgjidhjes së situatave që lidhen ngushtë me pronësinë e një automjeti. Ekziston një këndvështrim i ri për paisjen me një automjet, deri edhe me automjetin e endrrave Tuaja. Për këtë nuk është më e nevojshme të shpenzoni shuma të konsiderueshme financiare për blerjen e një autoveture të re, apo detyrime të tjera administrative që lidhen me të, si sigurimi i mirëmbajtjes dhe shërbimeve, ankthi i mbetjes pa automjet kur ka difekte të rënda, pagesa e policave të shtrenjta të siguracioneve, sidomos kur posedoni një automjet të shtrenjtë apo bezdisjen në fund për shitjen e automjetit të cilit në vite i ka rënë ndjeshëm vlera krahasuar me shpenzimin Tuaj fillestar, pa harruar taksën mbi shitjen apo posedimin e automjetit.

VW AMAROK 2.0 TDI 4X4 Pick-UpNjë nga shumë ofertat e ALBARENT është Qiraja (Lease-ing) Operacionale e Plotë dhe Qiratë Afatgjata në paketë të plotë dhe të dedikuar. Kjo qira ofron shumë avantazhe në krahasim me blerjen e një automjeti me Leasing Financiar të zakonshëm, dhe është zgjidhja përfundimtare e bezdisjeve në procedurat e gjata në lidhje me posedimin e një automjeti personal ose të kompanisë suaj.

Çfarë përfshihet në paketën e Qirasë Operacionale të Plotë dhe të dedikuar, dhe Qirasë Afatgjatë nga ALBARENT?

•    Nuk është më e nevojshme të paguash depozitë paradhënie (25-30% e kërkuar kur blen automjet të ri në një sallon automjetesh dhe as 30-35% që kërkojnë Bankat nëse blerja financohet nga to)
•    Procedura të thjeshtuara administrative.
•    Këshillim falas gjatë procesit të përzgjedhjes së automjetit që dëshërohet.
•    Marrja përsiper nga ALBARENT e të gjitha procedurave administrative në lidhje me porositjen e automjetit të ri dhe rregjistrimin përkatës. ALBARENT është e gatshme të garantojë lëvizjet tuaja më një automjet zëvendësues deri në momentin e ardhjes së automjetit të ri të porositur me LOP.
•    Pagesa nga ALBARENT e të gjitha detyrimeve shtesë: Taksa e posedimit, taksa rrugore/qarkullimi.
•    Periudhë garancie e plotë, dhe mbas kësaj periudhe kujdes i autorizuar për automjetin.
•    ALBARENT paguan dhe mbikqyr të gjitha shërbimet periodike për mirëmbajtjen e automjetit subjekt i kontratës LOP.
•    Ndërrime pjesësh konsumi si goma, ferrota frena, disqe frenash, fshirëse xhami, amortizator, gomina, etj, periodikisht.
•    Siguracion i detyrueshëm TPL si edhe Siguracion i Plotë KASKO (deri 90% mbulim për vjedhje/zjarr/dëme) për gjithë periudhen e Qirasë së Plotë Operacionale që paguhet nga ALBARENT për automjetin subjekt të kontratës LOP.
•    Makinë zëvendësuese e së njëjtës kategori në raste difektesh (specifikimet me kontratë).
•    Faturim i shërbimit LOP me TVSH, njohje e kësaj fature nga organet tatimore si shpenzim duke i dhënë mundësinë klientit të ALBARENT që të rimbursojë 20% të TVSH si edhe të përfitojë nga kjo faturë uljen me 10% të saj nga tatimi i fitimit (kur klienti është person ose subjekt juridik biznesi). Shembull: Fatura mujore e qirasë LOP është 600 Euro, rreth 30% e kësaj shume rimbursohet nga klienti, pra shërbimi në këtë rast kushton vetëm 420 Euro!
•    Fleksibilitet dhe mundësi ndërrimi të automjetit duke vazhduar kontratën LOP me ALBARENT pa asnjë penalitet (disponibiliteti dhe modelet variojnë).
•    Transparencë në çdo kohë që klienti dëshëron ta ndërpresë kontratën LOP dhe nëse dëshëron ta blejë automjetin subjekt të kontratës, ALBARENT vlerëson amortizimin tatimor, teknik, kohor, moral të automjetit dhe ofron vlerën e tregut për shitje.
•    Instalimi falas i paisjes sinjalizuese GPS në automjet për monitorimin e vendndodhjes së automjetit, shpejtësisë, statusit të km, konsumi i karburantit, etj. Rritje e sigurisë në qarkullim dhe të dhëna për menaxhim Flotash në ndihmë të klientit të ALBARENT.
•    Në fund të kontratës me ALBARENT, konform vlerës së tregut, klienti mund të aplikojë të drejtën e parablerjes së automjetit.

Nëse mendoni të blini një automjet të ri, ALBARENT është ë gatshme t’ju ofrojë automjetin e ri, ashtu si e dëshironi ju dhe në sasinë që dëshëroni, nëpërmjet Qirasë (Lease-ing) Operacionale të Plotë e të Dedikuar apo thjesht Qirasë Afatgjatë, për periudhat 12, 24, 36 dhe 48 muaj. Pas përfundimit të kësaj periudhe, ALBARENT ofron mundësinë që klienti të ndërrojë automjetin me një automjet tjetër të ri ose ta kthejë atë, ose ta blejë atë plotësisht (vlera e mbetur e papaguar gjatë llogaritjes së LOP).

Ndryshime kryesore ndërmjet Qirasë (Lease-ing) Operacionale të Plotë e të Dedikuar dhe Leasing-ut të Zakonshëm Financiar nga Banka:

Ekziston një ndryshim thelbësor mes këtyre dy praktikave. Në rastin e Qirasë (Lease-ing) Operacionale të Plotë e të Dedikuar klienti nuk ka nevojë të bëjë pagesën e plotë të depozitës së detyrueshme (20-30 ose 35 %) dhe poashtu klienti nuk është i detyruar të paguajë tërë vlerën totale të automjetit të marrë me LOP por mjafton të respektojë kushtet e marrëveshjes mes tij dhe ALBARENT për periudhën e rënë dakort për LOP.

Ndërsa në rastin e Leasing të Zakonshëm Financiar pagesa kryesisht përcaktohet për periudhën prej më pak se 36 muaj, duke mos i dhënë klientit fleksibilitetin e duhur dhe duke e detyruar që ai të blejë patjetër, me detyrim deri në përfundim, plotësisht automjetin e zgjedhur prej tij, duke e kthyer këtë në një barrë të plotë për klientin.

Ndryshe nga LZF, Qiraja (Lease-ing) Operacionale e Plotë dhe e Dedikuar ose çdo Qira Afatgjatë e Albarent (LOP) ofrojnë fleksibilitet, pagesa fikse mujore që përfshijnë gjithshka, përjashton çdo kokëçarje për klientin në lidhje me automjetin, i lejon klientit të kursejë kapital e ta shfrytëzojë atë në investime të tjera, nuk e detyron klientin të blejë domsdoshmërisht e plotësisht automjetin duke i ofruar paketa për periudha prej 12,24,36 dhe 48 muaj pagese.

VW AMAROK 2.0 TDI 4X4 Pick-UpGjatë Leasing të Zakonshëm Financiar, përveç faktit që klienti detyrohet të paguajë tërësisht vlerën e automjetit deri në fund të procedurës, është e nevojshme edhe pagesa e detyrimeve shtesë si taksa e rrugës, taksa e rregjistrimit, kartoni jeshil, siguracioni ndaj paleve të treta. Ndërsa në rastin e Qirasë Operacionale të Plotë e të Dedikuar dhe Qirasë Afatgjatë, për klientin është detyrim vetëm pagesa mujore e faturës që përfshin gjithshka, vetëm për periudhën që klienti posedon me marrëveshje automjetin me LOP.

ALBARENT është e sigurtë se ky shërbim ofron fleksibilitetin dhe komoditetin që kërkohet.