QIRAJA JESHILE - AUTOMJETE HIBRIDE ME QIRA - EKO-RENT ME ALBARENT !

Kjo është faqja speciale e ALBARENT dedikuar Qirasë Jeshile - AUTOMJETE HIBRIDE ME QIRA! Të qenurit lider të tregut shqiptar për makinat me qira si edhe për shërbimet me shofer e bën ALBARENT edhe më të përgjegjshëm për rolin dhe misionin që duhet të ndërmarrë në favor të interesit të përbashkët publik.
Aq më tepër kur Shqipëria përballet me sfidat e mëdha të çështjeve delikate të mbrojtjes së ambientit, për mbrojtjen e ajrit nga ndotja e automjeteve të vjetra, nevoja për mbështetje nga kompani si ALBARENT rritet.
Zhvillimet e reja të integrimit europian dhe të afrimit të Shqipërisë me standartet europiane e bëjnë edhe më të rëndsishëm kujdesin dhe investimin drejt energjive alternative, të pastra dhe të rinovueshme.
Të uritur për sukses të qendrueshëm dhe me synimin për largpamësi, ALBARENT përqafoi këtë sfidë të re duke çelur rrugën e para për investimet konkrete në automjetet hibride, ekologjike dhe me emisione krejt të ulëta. Krijuam Flotën tonë të re HIBRIDE, por investojmë vazhdimisht edhe për rinovimin e Flotës operative me automjete Euro4 dhe Euro5, me objektiv që brenda vitit 2011 të operojmë vetëm me automjete Euro4-5 dhe HIBRIDE! Ne bëjmë atë që është më e drejta! ALBARENT Ju mirëpret me automjetet tona HIBRIDE! Ndonëse këto automjete kushtojnë më shumë për t'i blerë, ne i ofrojmë ato për qira me çmime të ulura dhe të përshtatura!
Me Qiranë Jeshile ne kursejmë karburant por kursejmë edhe natyrën, burimet e energjisë, habitatin tonë urban! Mbrojmë të ardhmen tonë duke investuar për një botë më të mirë
!

Go for HYBRID RENTALS with ALBARENT
Our Honda INSIGHT HYBRID - Safe, Fuel Eficient, Cool, Large Luggage Capacity
Our Honda INSIGHT HYBRID - Safe, Fuel Eficient, Cool
Our Honda INSIGHT HYBRID - Safe, Fuel Eficient, Cool
Instrument Panel on our Honda INSIGHT HYBRID
Instrument Panel on our Honda INSIGHT HYBRID