ALBARENT sjell në tregun shqiptar edhe shërbimin Qera me Shofer. Për të gjithë Flotën e ALBARENT klinetit i ofrohet edhe mundësia e marrjes së automjetit me Qera me Shofer.
- ALBARENT mban në dispozicion një ekip shoferësh që posedojnë patenta drejtimi të kategorive profesioniste si edhe të paisur me viza shengen për mundësinë e të udhëtuarit jashtë shtetit.
- ALBARENT ofron mundësinë që shoferi të presë në një pikë të caktuar, sëbashku me automjetin, klientin që ka kontraktuar këtë shërbim. Poashtu, ALBARENT ofron mundësinë që shoferi të përcjellë në një destinacion të caktuar klientin me automjetin e ALBARENT.
- ALBARENT ofron shofera që kanë të deleguara të gjitha përgjegjësitë e mjaftueshme për lidhje kontrate, ndryshim kontrate,
dhe përfaqësim të shërbimeve të agjencisë së ALBARENT, njësoj sikur klienti të komunikonte me personelin e ALBARENT në një nga zyrat e saj.
- Pagesa për shërbimin e Qerasë me Shofer varion në përputhje me distancën e udhëtimit me Shofer, mundësinë e kalimit të kufirit, kohëzgjatjen e Qerasë me Shofer, netët e kaluara në qytete ose destinacione larg Tiranës që bëjnë të domosdoshme sistemimin e shoferit në hotel dhe pagesën e një diete speciale për ushqimin për të, si edhe paraqitjen e kërkuar nga klienti për shoferin: -civil ose të veshur me kostum special shërbimi nga ALBARENT.
- ALBARENT ofron edhe shërbimin e eskortës me disa automjete sëbashku, për raste si ato të delegacioneve, pritjeve zyrtare, ceremonive të ndryshme protokollare, etj. Në këtë rast shoferët e ALBARENT kanë veshje speciale zyrtare, në një ngjyrë dhe me kapele të dedikuar. Këta shoferë kanë një trainim të veçantë për sjelljen dhe xhestikulacionin gjatë kryerjes së këtij shërbimi.
- Pagesa për shërbimin e Qerasë me Shofer varion edhe në varësi të automjetit, kategorisë dhe madhësisë së automjetit, nga niveli i autoveturës, ai minivan, mikrobus e deri tek autobuzi turistik.
Klienti pasi detajon kërkesat e tij për Qeranë me Shofer, negocion me agjensinë e ALBARENT ku bën aplikimin për çmimin e shërbimit. Çmimi indikativ për këtë shërbim fillon nga 10 Euro/dita.