POLITIKA DHE KUSHTET E PRIVATËSISË DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

ALBARENT sh.p.k. (më poshtë do të quhet ‘Albarent’ ose ‘ne’) është një kompani që ofron shërbime në fushën e automjeteve me qira, shërbimeve të transportit të pasagjerëve, shërbime me shofer, shërbime turistike, shitje e blerje automjetesh, agjenci turistike, etj.

Albarent e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje të një rëndësie të veçantë ndaj është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, Ligji nr 9918 datë 19.05.2008 ‘Për Komunikimet Elektronike dhe Postare’, Kodi i Procedurave Administrative si dhe aktet e tjera nënligjore shqiptare.

Njëkohësisht, Albarent është e ndërgjegjshme që klientët tanë kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj dhe objekti i kësaj deklarate është për t’ju informuar se si Albarent administron të dhënat tuaja personale.

ÇFARË TË DHËNASH PËRPUNON ALBARENT?

Të Dhëna Personale: Albarent përpunon te dhënat personale të përdoruesve të shërbimeve të saj, që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër telefoni fiks, numër mobil, adresë emaili, kartë identiteti, pasaportë, patentë, karta krediti dhe çfarëdo lloj të dhëne tjetër kontakti.

PËRPUNIMI I TË DHËNAVE DHE PËRHAPJA E TYRE

Të dhënat personale që Albarent disponon nga klientët e saj, përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vetëm për kuadrin e zbatimit të kushteve të marrveshjes përkatëse për shërbimin që klienti ka kontraktuar me Albarent.
Të dhënat personale përpunohen në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme. Të dhënat personale përpunohen vetëm për atë periudhë kohe që është në përputhje me qëllimet specifike për të cilat këto të dhëna janë dhënë nga klienti. Të gjithë metodat e mbledhjes së të dhënave personale, (si psh. Kontrata sherbimesh apo marrveshjet e qiramarrjes apo kontrata shit-blerjeje) do të kenë bashkëngjitur informacion të plotë sqarues mbi qëllimin e mbledhjes, si edhe rëndësinë që ka që klienti të aprovojë këtë mbledhje të të dhënave personale të tij.

Ruajtja e të dhënave: Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme në zbatim të kushteve të kontratës që klienti ka nënshkruar me Albarent në funksion të qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre. Afatet e ruajtjes sëtë dhënave do të jenë në përputhje të plotë me tagrin e kontratës së shërbimit që klienti ka nënshkruar me Albarent si edhe me kuadrin ligjor në fuqi.

Përhapja e të dhënave personale te të tretët: Albarent nuk i transmeton të dhënat tuaja personale asnjë pale tjetër të tretë, me përjashtim të rasteve kur është dhënë pëlqimi juaj shprehimisht për një gjë të tillë. Nëse ju i keni dhëne pëlqimin tuaj një pale të tretë, me qëllim marrjen e të dhënave tuaja personale nga Albarent, atëherë Albarent nuk mban përgjegjësi për kalimin e këtyre të dhënave. Gjithashtu, Albarent është i detyruar që në mbështetje të kuadrit ligjor apo në zbatim të urdhërit të gjykatës kompetente, ti përcjellë të dhënat tuaja personale organeve të specializuara të shtetit, për shembull në rast të një hetimi penal.

Vetëm me pëlqimin tuaj, Albarent mund të përdorë të dhënat tuaja personale për qëllime tregtare, promocionale apo bamirësie dhe t’ua vendosë këtë infomacion në dispozicion dhe palëve të treta.

Nëse keni pyetje, vërejtje, kërkesa apo ankesa në lidhje me përdorimin e këtyre të dhënave nga ana e Albarent, atëherë lutemi të na drejtoheni me shkrim në adresën e mëposhtme:

ALBARENT sh.p.k.
Përgjegjësi i Privatësisë
Rr. Ismail Qemali, P. 34 Tiranë, Shqipëri

Faqja e internetit e Albarent dhe të dhënat personale: Të dhënat tuaja personale që mblidhen nëpërmjet faqes sonë të internetit www.albarent.al, përpunohen për qëllimin që ato mblidhen dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe këtë deklaratë të privatësisë. Asnjë e dhënë personale nuk do të mblidhet nga Albarent pa pëlqimin e vizitorëve të sitit.

MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE:

Albarent, e ndërgjegjegjshme për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’ Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, Albarent kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

Për çfarëdo marrdhënie indirekte, marrje shërbimi nga Albarent nëpërmjet agjentëve palë të treta, rezervime apo blerje nga sisteme on-line globale ose motorra kërkimi, pagesa on-line përmes subjekteve ndërmjetësuese, Albarent sh.p.k. apo faqja jonë e internetit nuk mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të internetit të palëve të treta dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat përkatëse të privatësisë për këto faqe interneti. Kushtet e këtyre faqeve të internetit mund të ndryshojnë nga ato të Albarent.

Albarent rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politikë privatësie, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.