KUSHTET E SHËRBIMIT PËR AUTOMJETET ME QERA
Preambol: Misioni i ALBARENT është të sjellë në treg një standart të ri. Jo vetëm automjete më të mira, por edhe një shërbim më fleksibël për klientin, më të shpejtë, më praktik.
Njohja me Flotën dhe Kushtet e Shërbimit të ALBARENT:
Kjo realizohet nëpërmjet lundrimit në website të ALBARENT www.albarent.al, kontaktimit me personelin ose përfaqësuesit e ALBARENT, me e-mail ose telefon, si edhe nëpërmjet takimeve direkte në zyrat e ALBARENT. ALBARENT ofron për publikun dhe të interesuarit një informacion real, me fotografi dhe shpjegime të sakta, mbi flotën e automjeteve dhe kushtet e tyre reale teknike, opcionet dhe detaje të tjera.
Rezervimi on-line:
ALBARENT ofron mundësinë e rezervimit on-line nëpërmjet aplikimit direkt në faqen kryesore të website të ALBARENT, www.albarent.al. Aplikuesi kontaktohet në kohë të shpejtë, me e-mail ose telefon, nga operatorët e ALBARENT dhe informohet për ofertën ekonomike si edhe disponibilitetin e automjeteve të ALBARENT. Më pas, me një kod konfirmimi të dërguar me e-mail, faks, ose sms nga ana e ALBARENT, klienti paraqitet ne kohën e përcaktuar dhe kontrakton marrjen me qera të automjetit të rënë dakort dhe të dëshëruar.
Rezervimi direkt në Zyrat e ALBARENT:
Aplikantët që dëshërojnë mund të rezervojnë automjetin e tyre me qera, si edhe të negociojnë çmimin, në një nga zyrat e ALBARENT, në Tiranë, Rinas, Durrës, Vlorë, Sarandë, dhe në qytetet e tjera ku ALBARENT ofron shërbimin e saj (shih ZYRAT TONA në website të ALBARENT). Klientët duhet më parë të pyesin, të rezervojnë, e pastaj të mund të marrin direkt automjetin me qera. Në rastet kur disponibiliteti ekziston, ALBARENT mund të japë në pak minuta automjet me qera edhe pa asnjë rezervim paraprak.
Politika e çmimeve të ALBARENT:
ALBARENT ka politikën e saj të çmimeve në përputhje me qëllimin dhe vizionin e saj mbi tregun. Çmimet ndahen në dy kategori, në atë të sezonit të lartë (15 maj -15 shtator, 15 dhjetor – 15 janar) dhe në atë të sezonit të ulët. ALBARENT mund të aplikojë çmime të veçanta në raste periudhash ose festash fetare si Pashkët, Krishtlindje, Ramazan, ose gjatë Festave Kombëtare dhe Vitit të Ri.
ALBARENT negocion me klientin për çmimet në varësi të kohëzgjatjes së qeramarrjes, distancave, trajektoreve rrugore, numrit të pasagjerëve, eksperiencës së shoferit klient, si dhe aplikon oferta speciale sezonale ose individuale (për rastet e klientëve të regjistruar dhe të rregullt të ALBARENT të paisur me kartën e klientit special ose me karta të tjera të ALBARENT ose kur klienti është i rekomanduar nga kompania Porsche Albania) Ndryshe nga shume firma konkurrente, ALBARENT pasqyron me transparencë në website të ALBARENT listën e çmimeve tek kapitulli CMIMET TONA. (Këto çmime janë indikative dhe jo përfundimtare)
Tarifat publike zakonisht nënkuptojnë & përfshijnë qeranë ditore (për 24 orë), kilometra të pa limituara (me përjashtim të rasteve kur ALBARENT aplikon politikë tjetër), siguracionin e detyruar TPL si edhe atë CDW dhe TP (KASKO dhe Kundra Vjedhjes)
Siguria në automjetin e ALBARENT dhe në qarkullimin rrugor:
ALBARENT zbaton disa mundësi mbi sigurinë, në përputhje me dëshirën, mundësinë dhe planin e udhëtimit të klientit të ALBARENT.
Shënim: Nese automjeti i ALBARENT dëmtohet nga një automjet tjetër (e cilësuar me faj) dëmtimi nuk kompensohet nga Siguracioni Kasko, por nga Polica e sigurimit të automjetit që ka shkaktuar dëmin (si palë e tretë). Sipas rregullit, raporti i policisë duhet të bëhet, dhe klienti duhet të përshkruajë situatën e aksidentit në formularët standard, të cilët mund të gjenden edhe në zyrat e ALBARENT.
Nëse automjeti i ALBARENT dëmtohet nga shoferi që e ka në përdorim (i cilësuar fajtor), dëmtimi kompensohet nga Siguracioni Kasko. Sipas rregullit, Raporti i Policisë duhet të bëhet, dhe klienti duhet të përshkruajë situatën e aksidentit në formularët standard.
Kujdes! Siguracioni KASKO që janë paisur automjetet e ALBARENT nuk ofron mbulimin e 100% të kompensimit për dëmin e përfshirë nga siguracioni, por vetëm 80% të tij, dhe i mbetet klientit të kompensojë ALBARENT për shumën e mbetur të pambuluar të dëmit të kryer. Në lidhje me detajet e mbulimit të Siguracionit KASKO klienti i ALBARENT do të informohet imtësisht para kontraktimit të automjetit me qera. Lloji i Siguracionit KASKO ndikon direkt në çmimin e qerasë së automjetit përkatës dhe klienti i ALBARENT duke zgjedhur çmimin përcakton nivelin e shërbimit të cilin paguan.
Nëse automjeti i ALBARENT dëmtohet nga shoferi që e ka në përdorim (i cilësuar fajtor), dhe automjeti nuk ka opcionin e Siguracionit KASKO sepse kështu është kërkuar nga klienti, dëmtimi kompensohet 100% nga klienti i cili është fajtor për dëmin. Sipas rregullit, Raporti i Policisë duhet të bëhet, dhe klienti duhet të përshkruajë situatën e aksidentit në formularët standard.
Siguracioni Kasko ka disa përjashtime: (nuk mbulon)
Për rastet që nuk mbulohen nga Siguracioni KASKO dëmi i kryer i ngarkohet klientit, i cili duhet të shlyejë 100% të detyrimit për riparimin dhe kthimin në gjendjen e mëparshme të automjetit të ALBARENT, konform preventivit përkatës mbi dëmin.
Në rast aksidentesh, nëse klienti nuk paraqet raport policie, Siguracioni Kasko nuk është i vlefshëm dhe klienti është i detyruar të paguajë të gjithë vlerën e dëmit të kryer.
Vlera e dëmit të kryer përcaktohet nga specialistët e ALBARENT ose nga ekspertë të kompanive të siguracioneve si edhe nga 2 oferta nga servise të specializuara të rregjistruara në Degën Tatimore të Tiranës.
TP (Mbrojtja nga Vjedhja), nuk aplikohet nëse shoferi humb çelësat, si edhe në rastet e pakujdesive ndaj çelësave dhe dokumentave të automjetit të ALBARENT.
PAI (siguracioni personal për aksidente) mund të blihet në çdo agjenci të ALBARENT dhe është i pa rimbursueshëm (15 EUR + 20 % TVSH)
EKSKLUZIVE!: ALBARENT ka instaluar në çdo automjet të saj paisje GSM të lidhura on-line me Zyrat Qendrore të ALBARENT, të cilat tregojnë vendndodhjen dhe shpejtësinë e lëvizjes së automjetit. ALBARENT e garanton këtë shërbim si një element më shumë për sigurinë e klientëve në rast aksidentesh, gjetjen e automjetev në rast humbje rruge ose vjedhje, si edhe për këshillimin e tyre nëse shkelin kufizimet e shpejtësisë të përcaktuara në Kodin Rrugor shqiptar e në atë të huaj.
Procedurë e detyrueshme:
Në rast aksidenti, klienti-shoferi është i detyruar të mos lëvizë automjetin nga vendngjarja, të marrë shënim targën e automjetit tjetër nëse ai largohet, të telefonojë policinë dhe agjensinë më të afërt të ALBARENT, të përshkruajë situatën, e të plotësojë dokumentacionin (formularët standart) e nevojshëm.
Në rast të dëmtimit të automjetit të marrë me qera, brenda disponibilitetit, ALBARENT do të sigurojë një automjet zëvendësues për klientin.
Eshtë kategorikisht e ndaluar që një automjet i ALBARENT të përdoret për:
NDALOHET ngarja e automjetit të ALBARENT nën efektin e substancave narkotike ose alkoolike, ose në gjendje fizike jo optimale!
NDALOHET kategorikisht pirja e duhanit, ndezja e cigareve, shkundja e cigareve në kabinën e automjeteve të ALBARENT!
Kalimi i Kufirit me automjetin e ALBARENT:
Automjetet e ALBARENT, lejohet të kalojnë kufirin vetëm në rastet kur kjo autorizohet nga ALBARENT. Jo çdo mjet i ALBARENT autorizohet.
Klienti-Shoferi me automjetin e ALBARENT që dëshëron të udhëtojë jashtë shtetit dhe që është i autorizuar duhet të blejë Kartonin Jeshil (në agjencitë e ALBARENT ose në një nga kompanitë e sigurimit në kufi, para se të kalojë kontrollin policor). Për rastet e aksidenteve në territor të huaj, ndiqen të njëtat procedura si në territorin Shqiptar.
Dorëzimi i automjetit në një vend tjetër (i ndryshëm nga ai i marrjes) ose në një shtet tjetër:
Kontrata e qerasë së automjetit të ALBARENT me kohëzgjatje mbi 10 ditë i jep mundësinë klientit të marrë automjetin në një agjensi të ALBARENT dhe ta kthejë (dorëzojë) automjetin në një agjensi tjetër të ALBARENT ose të autorizuar nga ALBARENT, pa pagesë shtesë, nëse largësia nga Tirana nuk është më shumë se 100 km. Në rastet e tjera aplikohet një pagesë prej 0.5 EURO/KM (për çdo kilometër më shumë) + 20% TVSH.
Marrja në dorëzim e automjetit të ALBARENT në Shqipëri dhe kthimi (dorëzimi) i tij në një shtet tjetër nuk është e mundur, përveçse në ato raste kur shërbimi i qeramarrjes shoqërohet edhe me shërbimin qeramarrje me shofer të ALBARENT. (shiko kapitullin AUTOMJET ME SHOFER tek website e ALBARENT (nga 2010))
Penalitetet për shkeljen e afateve të dorëzimit të automjetit dhe pagesat shtesë:
Vonesat në dorëzimin e autoveturave në afatet e përcaktuara në kontratën e qerasë janë automatikisht penalizuese për klientin me shtesat në pagesë si më poshtë:
Kushtet e dorëzimit të automjeteve nga ALBARENT tek klienti:
Të gjitha automjetet e ALBARENT dorëzohen tek klienti pas një kontrolli paraprak nga operatori / përfaqësuesi i ALBARENT. Kontrolli kryhet para dhe më pas në praninë e klientit. Të gjitha konstatimet për gjendjen e jashtme, të brendshme, për dëmtime të mundshme ekzistuese në automjet, shënohen në procesverbalin përkatës, i cili i bashkangjitet kontratës së qerasë dhe firmoset nga dy palet (ALBARENT dhe klienti, në dy kopje, dhe në raste të kërkuara nga klienti ose nga ALBARENT mund të bëhen edhe foto dixhitale dhe të arkivohen me pranimin dhe miratimin e dy palëve në një database ose printohen e i bashkangjiten kontratës).
Klienti merr në dorëzim automjetin pasi ka nënshkruar kontratën e qerasë, pasi ka paguar paradhënie shumën e qeramarrjes (çmimin e shërbimit të kontraktuar) si edhe pasi ka depozituar një depozitë standarte garancie (shuma përcaktohet në varësi të modelit, vlerës, kategorisë së automjetit dhe kohëzgjatjes së qerasë e CV-së së klientit me automjetet e ALBARENT në përputhje me kushtet e shërbimit të ALBARENT).
Klienti merr në dorëzim automjetin dhe dokumentat e detyrueshme të automjetit për qarkullim, si edhe një autorizim për përdorimin e automjetit (1-2-3 shoferë sipas kërkesës) brenda ose/dhe jashtë vendit.
Klienti njihet me automjetin dhe karakteristikat teknike të tij.
Klienti merr në dorëzim edhe një Libër Këshillash për Klientin e ALBARENT (pa pagesë).
Kushtet e dorëzimit të automjeteve nga klienti tek ALBARENT:
ALBARENT pranon automjetin e kthyer nëse automjeti plotëson këto kushte bazë:
Shërbime dhe oferta të tjera:
Dërgimi dhe marrja e automjetit tek një adresë e caktuar me kërkesën e klientit:
Dërgimi dhe marrja e automjetit të ALBARENT tek një adresë specifike e kërkuar nga klienti është një shërbim që ofrohet nga ALBARENT, brenda mundësive dhe vetëm me rezervim e kërkesë paraprake.
Për rastet brenda orarit zyrtar të punës ora 08:00-17:00, brenda qytetit, aplikohet një tarifë prej 1. 5 EURO/KM + 20 % TVSH. Jashtë qytetit aplikohet një tarifë prej 0.5 EURO/KM + 20% TVSH. Jashtë këtij orari aplikohet një shtesë prej 40% mbi shumën.
Kushtet e pagesës:
Pagesa e qeramarrjes së automjetit të ALBARENT kryhet me mënyrën e parapagesës. Pagesat kryhen me para në arkë, ose me Kartë Krediti, me EURO, LEK ose me monedha të tjera të konvertueshme (kursi i ditës i ALBARENT).
Pagesat gjithashtu kryhen edhe në të gjitha llogaritë bankare të ALBARENT (info pranë ALBARENT)
Klienti paguan, sipas rasteve, një depozitë (shuma përcaktohet në varësi të modelit, vlerës, kategorisë, kohëzgjatjes së qerasë dhe CV-së së klientit me automjetet e ALBARENT) Klientit i kthehet depozita në përfundimin e periudhës së qeramarrjes së automjetit dhe pas marrjes në dorëzim të automjetit nga ALBARENT.
Sipas rasteve, me mirkuptim, mund të lihet një format i bardhë i kartës së kreditit të klientit, i firmosur nga klienti, për rastët e pagesave shtesë ose penaliteteve të ndryshme, të cilat specifikohen edhe në këtë dokument.
Kërkesat dhe kushtet për patentat e drejtuesve të automjeteve të ALBARENT:
* Klienti-Shoferi i automjetit të ALBARENT duhet të posedojë një patentë të vlefshme dhe të ketë minimalisht tre (3) vite eksperiencë përdorimi automjeti, sipas kategorisë së patentës që ka kur aplikon për automjete të kategorisë AUTOMJETE EKONOMIKE dhe mosha jo më e vogël se 23 vjeç. Ndërsa për klientët që aplikojnë për kategorinë AUTOMJETE PREMIUM kërkohet që eksperienca në drejtimin e një automjeti të jetë jo më e vogël se 4 vjet dhe mosha jo më e vogël se 23 vjeç. Për aplikantët për kategorinë AUTOMJETE 4 X 4, AUTOMJETE LUKSOZE kërkohet eksperiencë më e madhe se 5 vjet si shofer dhe mosha jo më e vogël se 25 vjeç. Për aplikantët e kategorisë AUTOMJETE MINIBUS kërkohet patentë e kategorisë C për drejtimin e mjeteve me pasagjerë mbi 8+1 vende, dhe mosha mbi 30 vjeç.
Klienti nuk duhet të ketë penalitete serioze apo diskualifikime përpara qeramarrjes. ALBARENT konsultohet me database të Policisë së Shtetit për CV-në e klientit si shofer.
Vetëm shoferat e autorizuar me shkrim nga ALBARENT janë të lejuar të përdorin (ngasin) automjetin e ALBARENT të marrë me qera. Mosrespektimi i këtij kushti shkakton mos përfitimin ose anullimin e siguracionit të automjetit dhe klienti (që ka kontraktuar automjetin) penalizohet nga ALBARENT për shkakun e dhënies së automjetit një shoferi të paautorizuar nga ALBARENT me një pagesë shtesë prej 50% të shumës ditore të qerasë së automjetit (në raste të jashtëzakonshme, si sëmundje, trauma, fatkeqësi, pamundësi fizike, klienti duhet të njoftojë zyrat e ALBARENT dhe ato mund të autorizojnë me telefon një shofer tjetër deri në kthimin e automjetit).
Mosha e lejuar për të aplikuar dhe marrë automjete me qera nga ALBARENT është sipas përcaktimeve në paragrafin me * dhe jo më shumë se 70 vjeç. Gjithashtu ALBARENT rezervon të drejtën të mos japë konfirmim për aplikantë që dukshëm demostrojnë probleme me shikimin, me ekuilibrin apo që kanë paaftësi fizike që ndikojnë në drejtimin e një automjeti konvencional.
Shoferi i dytë ose i tretë:
Automjetet e ALBARENT mund të përdoren, me kërkesën e klientit dhe me autorizimin me shkrim, nga dy shoferë pa pagesë shtesë. Më shumë se dy shofera, ka një shtesë pagese prej 10 EURO në ditë.
Kushtet për furnizimin me karburant:
Automjeti i ALBARENT merret në dorëzim nga klienti me serbatorin plot me karburant. Eshtë kusht i shërbimit të ALBARENT që klienti të dorëzojë në momentin e dorëzimit të automjetit, me serbatorin e mbushur plot (treguesi duhet të shënojë PLOT/FULL) me karburant të blerë VETEM në pikat e shitjes së karburanteve ALPET (të cilat janë shpërndarë në tërë territorin shqiptar. Nëse automjeti i ALBARENT udhëton jashtë shtetit, mund të furnizohet në çdo pikë karburanti.
Në momentin e dorëzimit të automjetit, klienti dorëzon edhe faturën tatimore normale të blerjes së karburantit (fatura ALPET ose te pikave të karburantit në vende të huaja) dhe ALBARENT mban një fotokopje të faturave për të bërë verifikimin e tyre.
Në rast se klienti e dorëzon automjetin me serbatorin të boshatisur ose jo plot, klienti do të penalizohet me një shumë prej 10 EURO si edhe me koston e karburantit që nevoitet (konform faturës përkatëse).
Kundravajtjet, aktet në kundërshtim me Kodin Rrugor shqiptar ose të vendit të huaj ku udhëton automjeti i ALBARENT, si edhe penalitetet përkatëse në ngarkim të klientit të ALBARENT:
ALBARENT mban një fotokopje të pasaportës ose të letër njoftimit të klientit dhe të çdo shoferi tjetër të autorizuar nga ALBARENT për të drejtuar automjetin.
Klienti-Qeramarrësi është përgjegjësi i vetëm për të gjitha penalitetet e marra për shkeljen e rregullave të qarkullimit, në territorin shqiptar ose atë të huaj, si edhe për çdo shkelje të kryer në kundërshtim me rregullat, ligjet, aktet normative të territoreve ku automjeti qarkullon.
Klienti detyrohet 100% të paguajë çdo gjobë, çdo kamatë, çdo penalitet që shkaktojnë aktet e tij dhe që kanë ndodhur gjatë kohës së përdorimit të automjetit nga klienti.
Në raste të veçanta, për automjete të veçanta, ALBARENT kërkon dhe mban origjinalin e një prej dy dokumentave të identifikimit të klientit (Ose Pasaportën ose Letërnjoftimin ose një dokument origjinal identifikimi të një të afërmi të tij për rastet kur klientit i duhen të dyja dokumentat – këto dokumenta duhet të jenë të vlefshme dhe për rastet kur ka 2 Pasaporta ALBARENT informohet nga klineti ose nëpërmjet database të organeve kompetente).
ALBARENT do të procedojë me një penalitet prej 35 EURO (+ TVSH) për mos tregimin e këtyre penaliteteve në procesin e dorëzimit të automjetit, si edhe do të procedojë me kallzim civil ndaj klientit nëse klienti nuk shlyen detyrimet që ka ndaj organeve të cilat e kanë gjobitur. Pagesa shtesë, kamata, dhe penalitete të tjera, deri në vendosjen e emrit të klientit në një LISTE TE ZEZE për kompanitë e dhënies me qera të automjeteve si edhe kërkesën për futjen në LISTEN E ZEZE të bankave. ALBARENT do publikojë në media dhe organe informimi publik emrat e klientave të cilët nuk plotësojnë dhe shlyejnë detyrimet e tyre.
ALBARENT shqyrton çdo fund dite zyrtare gjendjen e gjobave të mundshme në database të Policisë së Shtetit për territorin shqiptar si edhe kontrollon në database të bashkimit Europian gjendjen e gjobave për teritorin e vendeve të BE dhe vendeve të huaja në Evropë, për të konstatuar nëse ka gjoba ose masa administrative për automjetet e ALBARENT në përdorim të klientëve.
Në rastin e depozitave ose të dhënave të marra nga Karta e Kreditit (e kontrolluar nësë ka fuqi dhe vlerë monetare) që i mbahen klientit para marrjes së automjetit, ALBARENT mban direkt shumën përkatëse të dëmit, penalitetit, kamatave, çdo detyrim të pashlyer të klientit.
Ne rastet e aksidenteve, qeramarresi duhet te lajmerojë urgjentisht përfaqësuesin e ALBARENT, për ti dhënë detajet e plota të ngjarjes. Në rast të dëmtimit të automjetit të marrë me qera ALBARENT, brenda disponibilitetit, do të sigurojë një automjet zëvendësues për klientin.
Sendet personale dhe përgjegjësia:
Klientët duhet të jenë të vetëdijshëm se për çdo send të cilin ata lënë në automjetin e marrë me qera nga ALBARENT, përgjegjës i plotë është vetë klienti.
ALBARENT nuk mban asnjë përgjegjësi për llojin, vlerën apo rrezikun që mund të përmbajë një send brenda automjetit të ALBARENT, për kohën kur automjeti është i marrë me qera dhe në përdorim nga klienti i ALBARENT. Pasojat ligjore, penale, ndaj të tretëve, apo ato individuale, që burojnë nga sendet, veprimet ose mosveprimet e klientit të ALBARENT janë përgjegjësi ekskluzive, civile ose penale, e klientit dhe nuk kanë asnjë lidhje me ALBARENT.
Rastet e humbjes së çelësave të automjetit të ALBARENT:
Nëse çelësat e automjetit të ALBARENT humbasin dhe klienti i ALBARENT mbetet në rrugë, klienti lajmëron agjencinë më të afërt të ALBARENT pasi konsultohet edhe me Librin e Këshillave për Klientin që ndodhet në kroskotin e automjetit (dhe që nuk duhet absolutisht të keqpërdoret ose dëmtohet ose të humbasë) dhe detyrohet të paguajë një shtesë prej 130 EURO si penalitet (kjo pagesë mbulon shpenzimet për sjelljen e një automjeti zëvendësues ose të një kopje të çelësit të automjetit të mbetur në rrugë – kur ekziston mundësia).
Detajet e Pritjes & Takimit në Aerportin e Rinasit:
Ka kushte specifike të pritjes & takimit në Terminalin e Aerorportit të Rinasit, për klientët të cilët rezervojnë dhe kanë konfirmim për një automjet të ALBARENT, paraprakisht në një nga agjencitë e ALBARENT. Detajet duke kontaktuar ALBARENT.
Detajet e Pritje & Takimit në Portet e Shqipërisë:
Ka kushte specifike të pritjes dhe takimit me klientin e ALBARENT në Portet e Durrësit, Vlorës dhe Sarandës, për klientët të cilët kanë rezervuar dhe kanë konfirmimin për një automjet, paraprakisht në një nga agjensitë e ALBARENT. Detajet duke kontaktuar ALBARENT.
ALBARENT tetor 2009 © ® ™