Kjo faqe vjen në ndihmë të klientave të ALBARENT, në rastin tonë klientët janë shoferat e automjeteve të Flotës së ALBARENT. Për ata që marrin me qera për herë të parë një automjet tek ALBARENT apo kudo në tregun vendas ne dëshërojmë të këshillojmë me disa pika kryesore që i vijnë në ndihmë gjithëkujt që ka përgjegjësinë e kontraktuesit (ose shoferit) me automjetet e ALBARENT:
Sjellja në kabinën e automjeteve të ALBARENT:
- Ndalohet kategorikisht pirja e duhanit në kabinë!
- Qeramarrësi mban 100% përgjegjësi dhe paguan tërësisht çdo dëm të shkaktuar brenda kabinës!
- Këshillohet ngarja (lëvizja) e automjetit me xhama mbyllur për shmangien e pluhurit, gurëve nga makina të tjera që shkëmbehen në rrugë apo lagien nga shiu ose pellgjet të pjesëve të kabinës!
- Këshillohet mbajtja pastër dhe mosvendosja e objekteve në kabinë nëse ato nuk janë të fiksuara, aq më keq kur objektet kanë peshë! Ato rrezikojnë që në raste frenimi të godasin xhamat e automjetit ose të plagosin udhëtarët në kabinë!
- Absolutisht çdo pasagjer duhet të vendosë rripin e sigurimit, në të gjitha sediljet e automjetit!
- Kur automjeti është paisur me tavan xhami, të bëhet kujdes maksimal që të mos harrohet hapur ky tavan ose të mos këqpërdoret sepse krijohet dëm shumë i konsiderueshëm në kabinë për të cilin mban përgjegjësi 100% klienti!
- Këshillohet që në raste parkimi me vështirësi ose ndalimi në rresht të dytë, pasagjerët të dalin kur automjeti ka vend për të hapur dyert e të kujdesen kur i hapin ato që të mos shkaktojnë dëme tek automjeti i ALBARENT por edhe tek të tretët, automjete, biçikleta, motoçikleta apo kalimtarë!
Sjellja në rrugë e në qarkullim me automjetet e ALBARENT:
- Ndalohet kategorikisht të shkelen e moszbatohet rregullat e qarkullimit rrugor shqiptare dhe të huaja!
- Ndalohet kategorikisht për drejtuesin e automjeteve të ALBARENT sherri, sharjet, zënkat, situatat e kundërvënieve në ecje me drejtues apo automjete të tjera!
- Ndalohen kategorikisht parkimet e paligjshme, hypjet në trotuare, trajtimi pa kujdes i automjetit, parkimet me shtyrje apo përplasje parakolpesh!
- Në rast të çdo aksidenti drejtuesi i automjetit të ALBARENT duhet të njoftojë njëkohësisht policinë rrugore si edhe operatorin e ALBARENT për vendngjarjen dhe ngjarjen dhe duhet të presë formulimin e raportit të policisë për aksidentin, dëmin dhe fajtorin, të plotësojë formularin përkatës (në gjendje në kroskot) të siguracionit për rastet kur kjo kërkohet nga pala tjetër ose nga policia! Ndalohet kategorikisht marrëveshja mbi një aksident mes palëve pa kryer njoftim dhe pa raport policie!
- Ndalohet kategorikisht kryerja e garave, tërheqja e automjeteve të tjera, xhirimi i gomave, përdorimi i borisë pa qenë e domosdoshme me automjetet e ALBARENT!
- Ndalohet (kur automjeti është me marshe automatike) të tërhiqet apo shtyhet apo lëvizet me forcë përveçse në pozicionin (N)!
- Ndalohet kategorikisht përdorimi i automjeteve të ALBARENT për transport mallrash apo peshash të rënda, ose për qëllime tregtare, kalime kufijsh e doganash me mallra për biznes!
- Ndalohet kategorikisht ngarja e automjetit të ALBARENT nën efektin e substancave narkotike ose alkoolike, ose në gjendje fizike jo optimale!