ALBARENT mori pjesë në takimin kombëtar mbi Turizmin dhe Ekspozimin, organizuar nga EKSPOPRIMA dhe Ministria e Turizmit për promovimin e turizmit dhe ekspozitat në vend, në tetor 2009. ALBARENT ekspozoi automjetin e ri të Flotës së saj, Seat TOLEDO 2.0 TDI DSG (shiko fotot) si edhe në bashkëpunim me kompaninë partnere ALBATRANS u ekspozua autobuzi urban i IRISBUS CITELIS (e ardhmja e transportit qytetës) dhe RENAULT EVADIS (autobuz turist).